fbpx

Kurti: “Projektligjin për vettingun do e dërgojmë në Kuvendin e Kosovës, qytetarët duhet të kthejnë besimin në rendin dhe ligjin”

HomeLajmeKosovë

Kurti: “Projektligjin për vettingun do e dërgojmë në Kuvendin e Kosovës, qytetarët duhet të kthejnë besimin në rendin dhe ligjin”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të dërgojnë në Kuvendin e Kosovës për votim Projektligjin për Vettingun.

“Puna e nisur nuk mund të mbarojë pa Vettingun dhe sigurimin që institucionet e parandalojnë krimin, gjykatat japin dënimet e merituara, burgjet rehabilitojnë të dënuarit, kurse qytetarët kthejnë besimin në rendin dhe ligjin, e ndjehen të sigurt, e që për detyrë e ka shteti”.

“Për këtë mbetemi të përkushtuar, pas konferencës do të shkojmë për takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilit do t’ia dorëzojmë edhe dokumentin përkatës, meqenëse nga qeveria, tani deputetët e marrin në duart e tyre procedimin e mëtutjeshëm të Vettingut”, ka thënë Kurti.

Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po mbajnë konferencë për media.

Kjo konferencë vjen një ditë pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kërkoi dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Kërkesa e saj pason arrestimin edhe të gjashtë personave të tjerë për rastin e 11-vjeçares, të cilët dyshohen se e trafikuan atë gjatë muajit qershor.

x