Kosovë
“Kurti po na kushton” – LDK publikon video të rritjes së çmimeve të produkteve bazë

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shpërndarë një video në lidhje me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Me anë të një postimi në Facebook, Forumi i Rinisë së LDK-së treguan qeverisjen për gjatë këtyre dy viteve të kryeministrit, shkruan lajmi.net.
Në video ata kanë renditur çmimet e produkteve bazë për vitin 2021 dhe çmimet për vitin 2022, ku thuhet se ka rritje çmimesh prej 46%.
Në fund videoja kishte mbishkrimin “Kurti po na kushton”./Lajmi.net
