fbpx

Kurti për tensionet në Veri: Pati rrezik që situata të përshkallëzohej në konflikt të armatosur

HomeLajmeKosovë

Kurti për tensionet në Veri: Pati rrezik që situata të përshkallëzohej në konflikt të armatosur

Ka pasur rrezik të përshkallëzohej situata në Veri gjatë tensioneve të ditëve të para të gushtit, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse Kosova rrezikonte konflikt të armatosur.

“Rrezik ka pasur për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd. Pra, mbledhjet në Beograd dhe në Rashkë janë vendet dhe ngjarjet ku është planifikuar ai tensionim i situatës në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Madje, sipas kryeministrit, “rreziku ekziston” ende, “por ne bëjmë gjithçka që atë ta minimizojnë”.

x