fbpx

Kurti për grevat: “Po shihet që çështja është diku tjetër, e jo tek të drejtat e punëtorëve, komplet opozita po e mbështetë..”

HomeLajmeKosovë

Kurti për grevat: “Po shihet që çështja është diku tjetër, e jo tek të drejtat e punëtorëve, komplet opozita po e mbështetë..”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shantazh dhe kërcënim kërkesën e SBAShK-ut për 100 euro deri në hyrjen fuqi të Projektligjit për paga.

Ai para deputetëve të legjislativit, tha se dizajnimi i kësaj kërkesë është i papranueshëm, madje tha se 50 eurot e ofruara nga ekzekutivi janë përballje ndaj inflacionit.

Kurti: Kërkesa e SBAShK-ut është e papranueshme

“Nuk mund të thuhet që ne i mirëmbajmë në mënyrë demokratike financat shtetërore nëse një grupi të caktuar ia plotësojmë kërkesën që t’ia japim një shtesë të caktuar. S’ka rëndësi sa është ajo deri sa të bëhet projektligji për paga i plotfuqishëm. Përballje me inflacion po, ama kërcënim dhe shantazh se i dua çdo muaj kaq para deri sa të kalon projektligji, kështu nuk bënë. Ky lloj dizajnimi i kërkesës është i papranueshëm. Ai 50 euro është më i madh se sa përqindja e rritjes ekonomike kur përkthehet në pagën e mësimdhënësit fillor dhe klasor…Kjo kërkesë kaq partikulare as nuk mund të maskohet dhe gjithsesi zbulohet me shprehjet vëlla. Ndihmom si vëlla, na ndihmo të dalim prej krizës si vëlla. Ama 100 euro, nuk bën ashtu”.

Gjatë debatit parlamentar për grevat në Kuvend, Kurti tha se kanë pasur mbi 30 takime me sindikatat dhe se dialogu social s’ka munguar.

Kurti: Dialogu social s’ka munguar

“S’ka munguar dialogu social. Me krerët e SBAShK-ut takohet ministrja e arsimit, me krerët e BSPKS-së jam takuar unë dhe të gjitha degët sindikale kanë takuar ministrat përkatës. Takimin e fundit që pata nuk ishte me ndonjë degë të sindikatës, por këshillin grevist, i cili ka ardhur me iniciativë timen. Pra s’është problemi tek mungesa e komunikimin apo arrogancë ose inati. Por kemi një mospajtim themelor, pasi unë jam i bindur që në këtë krizë duhet të dalin përmes pakos që mundëson përballje me inflacion dhe jo përmes kërkesave partikulare deri sa të votohet Projektligji për pagat, i cili që nga sot është në diskutim publik” , tha ai.

Ai tha se s’ka inat dhe hatërmbetje me asnjë sindikalist, derisa s’ka pasur asnjë marrëveshje më herët me sindikatat.

Por theksoi se marrëveshje më herët kanë pasur opozitarët e tanishëm sa kanë qenë në pushtet.

Ai shprehu dyshimet e tij për mbështetjen opozitare karshi grevës.

Kurti: Komplet opozita po e mbështet grevën

“S’ka dilema se mbështetja opozitare për grevën tregon se çka bëhet fjalë. Vetëm që të sulmohet qeveria ka mos kokëçarje për shtetin. Pak a shumë është mënyra e njëjtë me ato të 30 për qind të Trustit. Këtu po shihet se çështja është diku tjetër. Komplet opozita e mbështet grevën dhe për bindjen time nuk është e rastësishme që bartës i këtij mocioni është deputeti më shurdhues”, theksoi ai.

Pas fjalimit të tij, kreu qeveritar lëshoi sallën plenare.

x