Connect with us

Kosovë

Kurti për barrikadat: Vetë i vunë, vetë i hoqën

Publikuar

me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e fundvitit me gazetarë ka folur për situatën në veri.

Ai ka thënë se heqja e barrikadave është çështje ditësh.

Kurti ka shtuar se ata që vet i vendosen barrikadat, po ata janë duke i hequr.

“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën,” ka thënë Kurti, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit.

Ai tutje i ka falënderuar gazetarët për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale, kritikat, vërejtjet dhe për sugjerimet që i kanë bërë.

“Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë”, tha ai.

Ka shtuar se tash viti 2023 duhet të jetë vit i vettingut për drejtësi dhe i zhvillimit edhe më të madh në ekonomi.

Reklama