fbpx

Kurti pas nënshkrimeve në procesin e Berlinit, jep detaje tjera për planin franko-gjerman

HomeLajmeKosovë

Kurti pas nënshkrimeve në procesin e Berlinit, jep detaje tjera për planin franko-gjerman

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se janë nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të procesit të Berlinit.

“I nënshkruam tri marrëveshje që ka dy vjet që negociohen, bëhet fjalë për marrëveshjen për qarkullim të lirë në të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor me karta të identitetit apo me letërnjoftime, pastaj bëhet fjalë për marrëveshjen e cila bën njohjen e kualifikimeve të institucioneve të arsimit të lartë, dhe marrëveshjen tjetër për njohjen e kualifikimeve profesionale”, ka thënë Kurti.

Kurti bëri të ditur së samiti i radhës do të mbahet në Tiranë.

Kryeministri ka folur edhe për plani franko-gjerman për një marrëveshje Kosovë-Serbi ku ka përsëritur qëndrimin e tij se si duhet të jetë ajo marrëveshje.

“Duhet të jetë finale, duhet të jetë për normalizim të plotë, duhet të jetë ligjërisht e obligueshme, dhe patjetër ta ketë njohjen reciproke në qendër”, theksojë Kurti.