fbpx

Kurti paralajmëron veprime ligjore nëse ka referendum ilegal të dielën në Kosovë!

HomeLajmeKosovë

Kurti paralajmëron veprime ligjore nëse ka referendum ilegal të dielën në Kosovë!

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla kanë thënë për T7 se nuk do të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë as legalisht as ilegalisht. Kryeministri Kurti ka paralajmëruar veprime nëse mbahet referendumi ilegalisht.

Deklarata  e përbashkët e kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në vendin tonë, duket se nuk ka bindur shtetin tonë fqinj të heqë dorë nga ky organizim.

Kjo pasi që në Mërdare, natën e mbrëmshme, Policia e Kosovës ndaloi dy kamionë që po fusnin material zgjedhor në vendin tonë. Si pasojë 6 persona fillimisht u arrestuan, e pastaj u kthyen për Serbi gjatë ditës.

E në rast se një përpjekje e tillë përseritet apo në çfarëdo forme do të ketë tentim për tu mbajtur ilegalisht referendumi, Kosova është gati për të penguar këto veprime.

Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri i vendit Albin Kurti, në një deklaratë për T7.

Ai tutje u shpreh se ky vendim nuk ka asgjë politike dhe se nënkupton vetëm mbrojtjen e interesave të vendit.

Edhe vartësja e tij, zv/kryeministrja e kryediplomatja Donika Gërvalla. tha për T7  se referendumi nuk do të lejohet të mbahet, as legalisht e as ilegalisht.

Gërvalla shtoi se ka vetëm një mënyrë që në Kosovë mund të votohet gjatë së dieles, por tha se atë Serbia e refuzoi.

Ajo gjithashtu shtoi se raportet me shtetet e Qunitit dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të shkëlqyera edhe përkundër refuzimit për mbajtjen e referendumit.

Gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë me 76 vota pro dhe vetëm 1 abstenim, në një seancë të jashtëzakonshme.

Për ta shikuar storien e plotë, klikoni KËTU

COMMENTS

x