fbpx

Kurti nesër në Paris, paralajmëron takim me Vuçiqin

HomeLajmeKosovë

Kurti nesër në Paris, paralajmëron takim me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të enjten do të niset për në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë takim trepalësh me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është ftuar atje.

“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka shtuar se në tavolinë ekzistojnë dy propozime, ai i Kurtit për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

“Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka thënë ai.