fbpx

Kurti në takim me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata në veri

HomeLajmeKosovë

Kurti në takim me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata në veri

Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla potencuan profesionalizmin dhe guximin e organeve tona të rendit dhe të sigurisë, përkatësisht Policinë e Kosovës, në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë sonë.

​Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim komandantin e Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major , Ferenc Kajári.

Sipas njoftimit të qeverisë lidhur me këtë takim thuhet se është ritheksuar rëndësia e KFOR-it në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.

“Bashkëpunimi i afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), përbrenda mandateve që kanë, ishin në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe komandantit të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast kryeministri Kurti thuhet të ketë theksuar domosdoshmërinë e përcejlljes së mesazheve të qartë për veprimet e strukturave kriminale në veri të Kosovës, që cënojnë rëndë sigurinë në vend.

“Në takimin e përbashkët me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kryeministri shprehu gatishmërinë e Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”,thuhet tutje në njoftimin për media.

Po ashtu u tha se komandanti i KFOR-it, ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Sveçla, për bashkëpunimin e mirë mes Qeverisë, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, ndërsa ka përgëzuar policët për sjelljen profesionale lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës./ln

x