Kurti në kuvendin zgjedhor të Guxo: Duhet ta vazhdojmë këtë punë kaq të mirë bashkë

0 minutes, 29 seconds Read

Kryeministri Albin Kurti ka folur në kuvendin e parë zgjedhor të Listës Guxo, të cilën e quajti “kuvend madhështor”.

“Të qenurit bashkë na e solli fitoren e 14 shkurtit. Të prirur për ta zhvilluar vendin përmes punësimit dhe kthimin e dinjitetit të qytetarëve përmes drejtësisë. Prioritet kryesor në drejtësi mbetet Vettingu dhe këtë do ta bëjmë përmes Kuvendit”, tha Kurti, transmeton kk.

“Kemi vazhduar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duhet ta vazhdojmë këtë punë kaq të mirë bashkë”, u shpreh Kurti.

Publikime te ngjashme