Kosovë
Kurti në hall me veten: Kam dy identitete të zorshme, edhe i majtë edhe kryeministër i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, ditë më parë, ka mbajtur një fjalim të gjatë para studentëve në Oxford Union gjatë qëndrimit të tij në Britani të Madhe, gjatë muajit qershor. Videoja e plotë e këtij diskutimi është publikuar nga Oxford me 11 shtator.
Që në fillim, Kurti foli për vështirësitë e të qenit i majtë kudo në botë. E menjëherë Kurti u foli edhe për probleme që sjellë të jesh kryeministër i Kosovës.
E në mënyrë retorike, ai ftoi të imagjinojnë se çfarë vështirësi mund të ketë dikush që ka këto dy identete siç është rasti me z.Kurtin.
“Të jesh një lider i majtë kudo në botë sot, majde edhe në vende të pasura e të mirë-zhvilluara, është majftueshëm e vështirë. Për më shumë, të jesh një kryeministër kosovar, pavarësisht bindjes etike e politike të personit, nuk është një detyrë e lehtë. Mund të imagjinoni çfarë ndodhë kur këto dy identitete kombinohen siç ka ngjarë të jenë në personalitetin tim. Vështirësitë komplikohen shpejtë.”, vlerësoi ai.
