fbpx

Kurti mbledh Qeverinë, në rend të ditës edhe Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publik

HomeLajmeKosovë

Kurti mbledh Qeverinë, në rend të ditës edhe Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publik

Sot në ora 10:00 do të mblidhet Qeveria e Kosovës.

Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së 109 të Qeverisë.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës, shkruan Demokracia.com.

Sipas rendit të ditës që e ka siguruar Demokracia.com , në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikim e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes

Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC, për Zhvillim Ndërkombëtar (MFPT). /Demokracia.com/