fbpx

Kurti liron nga detyra një zëvendëskryeministër, kjo është arsyeja

HomeLajmeKosovë

Kurti liron nga detyra një zëvendëskryeministër, kjo është arsyeja

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Kulturës, Sejnur Veshall.

Ka qenë vetë Sejnur Veshalli ai i cili ka njoftuar se është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton Demokracia.com.

Veshall i cili është nga komuniteti rom, ka thënë se lirimi i tij nga ky post është bërë me kërkesë të partisë dhe për arsye personale.

“Unë kam punuar, asgjë më tepër. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për çështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjesëtarëve të komunitetit, dhe e bëra. Unë mbes romi i pare i cili ka bërë gjëra të mëdha, të tjerët asgjë!”, ka shkruar ndër të tjerash Veshall.

Njoftimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:

U lirova nga posti i zëvendësministrit!

Me kërkesën e partisë e cila më ka propozuar, Kryeministri Kurti më ka liruar nga pozita e zëvendësministrit.

Unë kam punuar, asgjë më teper. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për cështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjestarëve të komunitetit, dhe e bëra. Unë mbes romi i pare i cili ka bërë gjëra të mëdha, të tjerët asgjë!

Tu bë e padrejtë tha Kryeministri.

Ju falemnderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falenderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën.

Ju don zëvendësiHajrës!

Me përkulje,

Përherë i juaji

Sejnuri.

COMMENTS

x