fbpx

Kurti lëshon sallën pas fjalimit, Krasniqi: Tuc ka lind, tuc ka jetu, tuc ka me dalë prej këtu

HomeLajmeKosovë

Kurti lëshon sallën pas fjalimit, Krasniqi: Tuc ka lind, tuc ka jetu, tuc ka me dalë prej këtu

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur frikacak kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi që përfunoi fjalimin e tij ku shpërfaqi ashpërsinë e tij ndaj SBASHK-ut, është larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës.

Pas largimit të Kurtit nga salla, ka reaguar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, duke e quajtur “tuc”.

“Me kënd me repliku me këtë tuc. Se ky tuc ka le, tuc ka jetu, tuc ka me dalë prej këtushit. Se ky është tuc që ka ik prej njerëzve, ik prej sindikatave, tash ik edhe prej deputetëve, po ma e rënda është që ky është tuc që ik prej të vërtetës. Dul këtu e lëshoj një grusht miza edhe iki, se nuk mundet me u ballafaqu me të vërtetën se ia thamë qysh në fillim, se ky e ka veç të vërtetën e vetë dhe krejt na jetojmë veç me imazhin e Albin Kurtit dhe jashtë atij imazhit nuk ka të vërtetë, s’ka jetë, s’ka nderë, s’ka drejtësi, s’ka kurrgjë se veç ky është e drejta dhe e vërteta absoolute. Dhe kjo është arsyeja që Kosova ka ardhur në këtë derexhe. Kjo është arsyeja që është duke tentua me i nënshtru çdo organizim në çdo kategori shoqërore në këtë vend. Kjo është arsyeja që unë kam frikë që ky është duke i besuar gënjeshtrave të veta”, u shpreh Krasniqi.

x