fbpx

Kurti: Kosova kishte një mbret nga viti 2008 deri në vitin 2012, emrin e kishte Pieter Feith

HomeLajmeKosovë

Kurti: Kosova kishte një mbret nga viti 2008 deri në vitin 2012, emrin e kishte Pieter Feith

Pas takimit me ish- Përfaqësue​sin Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish- Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith, në shënim të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, Kryeministria ka organizuar edhe një pritje pritje për Feithin, të cilin Kurti e ka quajtur mbret të Kosovës, por sipas tij, jo me dëshirën dhe qëllimin e tij.

“Si aktivist politik, përpara se të bëhesha deputet opozitar, vendosa një poster të bukur në Prishtinë ku thuhej “Feith No More”. Z. Feith ishte Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish- Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian dhe në këtë rast dy kapela bënë një kurorë. Nga viti 2008 deri në vitin 2012, Republika jonë kishte një mbret dhe emri i mbretit ishte Feith, Pieter Feith. Por, më duhet ta pranoj që ky mbreti i mungonte ambicia për të qenë një mbret tamam, përkundër se ishte mjaftueshëm i edukuar që ta refuzonte ofertën”, ka thënë me dozë humori kryeministri Kurti në fjalimin e tij, raporton Express.

Gjatë takimit, Kryeministri i ka folur Feithit atij për “progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit”, duke treguar ndër tjerash, për ngritjen në Indeksin e Transparency International dhe në indeksin e lirisë së mediave.

“Z.Feith e falënderoi Kryeministrin dhe tha se ndjehet i nderuar nga ftesa për të qenë prezent në këtë përvjetor, duke rikujtuar se roli i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar ka qenë i dobishëm dhe i ka ndihmuar Kosovës në përmbylljen me sukses të mbikëqyrjes së pavarësisë, si dhe në krijimin e bazës kushtetuese për funksionimin normal të shtetit të ri”, tha ZKM-ja.

x