Kurti jep një afat për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

1 minute, 44 seconds Read

Në një intervistë për agjencië austriake të lajmeve “APA”, Kurti tha se ky plan ka shumë mangësi, por që është bazë e mirë për negociata.

Sipas tij, një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë mund të arrihet brenda dy vjetësh.

“Njohja e ndërsjellë nuk do të jetë çështja e vetme, por duhet të jetë pjesa qendrore. Unë jam shumë optimist, pasi me presidentin amerikan Joe Biden në }ashington dhe me kancelarin Olaf Scholz në Berlin, kemi mundësi të mirë të arrijmë marrëveshje”, tha Kurti.

Po ashtu, Kurti ka folur edhe për situatën e krijuar në Veri të Kosovës, duke thënë se duhet garantuar sundimi i ligjit dhe sigurinë e të gjithëve.

“Duhet të organizojmë zgjedhje të reja për katër kryetarë të komunave veriore të Kosovës. Sa i përket deputetëve të tërhequr të Listës Serbe duhet të zëvendësohen me tjerët. Nëse nuk duan, duhet të vazhdojmë me partnerë tjerë. Po ashtu duhet të ndërrohen sa më shpejt punonjësit policorë dhe atë pa problem. Sepse duhet të garantojmë sundimin e ligjit dhe sigurinë e të gjithëve”, ka thënë ai.

Kurse, sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri theksoi se nuk mund të themelohet një i tillë mbi baza etnike në Kosovë.

Ai thotë se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon formimin e një Asociacioni të tillë, teksa shton se këtë nuk e duan serbët në Kosovë por e dëshiron Beogradi.

“Unë e kam marrë pushtetin vitin e kaluar, kanë qenë parardhësit e mi që e kanë nën shkruar këtë marrëveshje me të njëjtit njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi. Pse nuk e zbatuan atëherë? Kushtetuta jonë nuk njhej Asociacion njëetnik. Vetëm Beogradi e dëshiron në këtë mënyrë, që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Millosheviqit”, ka thënë Kurti.

Publikime te ngjashme