fbpx

Kurti ironizon me ata që kërkojnë zgjedhje në vjeshtë: “Janë të verteta zërat e atyre që kërkojnë zgjedhje, po do ketë zgjedhje…”

HomeLajmeKosovë

Kurti ironizon me ata që kërkojnë zgjedhje në vjeshtë: “Janë të verteta zërat e atyre që kërkojnë zgjedhje, po do ketë zgjedhje…”

Kryetari aktual edhe kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat, Albin Kurti, ka shpalosur planin e tij të udhëheqjes.

Por, Kurti nuk la pa komentuar zërat se do të ketë zgjedhje në shtator veçse këtë nuk e lidhi aspak me zgjedhje nacionale, njofton Klankosova.tv.

“Ndoshta e mbani mend që në dimrin që shkoi, dikush thoshte se në shtator ka zgjedhje. Është e vërtetë që ka zgjedhje, por në Lëvizjen Vetëvendosje, të dielën e 25 shtatorit”, tha Kurti duke qeshur.

x