fbpx

Kurti i thërret ministrat, sot mblidhet Qeveria

HomeLajmeKosovë

Kurti i thërret ministrat, sot mblidhet Qeveria

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje, raporton Gazeta Express.

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat e tij në mbledhjen e radhës, nga ora 10:00.

Zyra e Kryeministrit, që ka njoftuar për mbledhjen, nuk dhënë më shumë detaje.

Në mbledhjen e fundit të Ekzekutivit, më 15 korrik, u miratuan tri vendime.

U mor vendim për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Po ashtu, ishte miratuar vendimi për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit Bislimit për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian për Programin IPA 2015.

Në mbledhjen e fundit u miratua në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian për Programin IPA 2014.

COMMENTS

x