fbpx

Kurti flet për grevat: Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi, pra duke shkuar mësimdhënësit nëpër shkolla

HomeLajmeKosovë

Kurti flet për grevat: Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi, pra duke shkuar mësimdhënësit nëpër shkolla

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qëndruar sot në fshatin Llugë të Komunës së Podujevës ku është vendosur gurthemeli i shkollës së re “Ilir Konushevci”.

Kurti tha se kjo shkollë do tu shërbejë 850 nxënësve dhe objekti i shkollës ishte shumë i vjetër dhe kësisoj kishte nevojë për kushte më të mira për nxënësit.

“Po bëhet ky investime që me siguri do tu shërbejë. Po e bëjmë vënien e gurthemelit në muajin shtator, në muajin kur nis viti shkollor 2022/2023. Kemi nev ojë për më shumë mësim, e më shumë shkolla por edhe mësimdhënie e mësimnxënie. Prandaj urime të gjithë banorëve”,tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Me këtë rast kryeministri Kurti është pyetur edhe se si do të dilet nga situata e krijuar nga greva e mësimdhënësve.

“Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi, pra duke shkuar mësimdhënësit nëpër shkolla e poashtu edhe nxënësit. Meqenëse nuk zhvillohet vendi pa arsimim, nuk zhvillohet ekonomia pa mësim dhe edukim ne i kemi ndërmarrë si asnjë qeveri më herët masa të ndryshme sociale për përmirësimin e kushteve për qytetarët, përfshirë këtu edhe mësimdhënësit”,shtoi ai.

Kurti gjithashtu tha se Qeveria ka ndihmuar të gjithë qytetarët, e po ashtu edhe mësimdhënësit e nxënësit.

“Ministrja e ka shpjeguar se si janë ndarë mjete edhe për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda, edhe për mësimdhënësit që të mos e humbin vendin e punës e së fundi kemi edhe Pakon për Përballje me Inflacion e përpos kësaj ne ndihmojmë në çdo familje ku ka mësimdhënës, sepse ndihmojmë studentët, shtesat për fëmijë, shtesat për lehona e subvencionime për kursim të energjisë-elektrike.Ata që kursejnë shpërblehen, e në shumë familje janë edhe ata të mësimdhënësve.  Pjesa më e madhe e punëtorisë janë në sektorin privat e edhe ata i kemi ndihmuar dhe bëjmë gjithçka që është e mundur me buxhetin e shtetit që për dallim nga mandatet e kaluara të qeverive të shkuara nuk cenohet nga korrupsioni, por përkundrazi mbrohet me përgjegjësi të lartë”,tha ai./ln

x