fbpx

Kurti flet për festivalin “Sunny Hill”: Kontributi që jep Dua për Kosovën është i pamatshëm

HomeLajmeKosovë

Kurti flet për festivalin “Sunny Hill”: Kontributi që jep Dua për Kosovën është i pamatshëm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim këngëtaren Dua Lipa dhe babain e saj, Dukagjin Lipa.

Kurti se Kosova shkëlqeu ndryshe në “Sunny Hill”, me vajzën e artë, Dua Lipa.

“U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë”,tha Kurti.

Ai theksoi se  zëri, muzika e kënga e saj na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë.

“Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm”, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se festivali “Sunny Hill”, i shton shije jetës së pasur kulturore të shtetit tonë.

“Pas katër ditë performancë muzikore me emra të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, është momenti t’u themi faleminderit Duas dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës. Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës”,tha kryeministri Kurti.

x