Kurti fajëson për keqmenagjim, Haradinaj krekoset! Ri-poston disa deklarata të tij për shtrenjtimin e rrymës!

1 minute, 9 seconds Read

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar edhe një herë Qeverisë Kurti, qëndrimin e tij lidhur me furnizimin me energji elektrike në kohën sa ai ishte kryeministër.

Haradinaj në vitin 2017 dhe 2018, kishte njoftuar se nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike, po ashtu kishte dhënë kritika ndaj KEDS dhe KEK që nuk po e kryejnë punën e tyre si duhet.

Ai ndër të tjera tha se edhe kjo Qeveri do të duhej të kishte përgjigje të tillë ndaj kërkesave të sotme për shtrenjtimin e rrymës.

“Zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

I papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta. Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar.

Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk pranojmë asgjë më pak”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *