Kurti emëron dy zv. ministra të ri

0 minutes, 40 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngarkuar me detyra të reja dy zëvendësministrat, Getoar Mjeku e Mentor Arifaj.

Sipas njoftimit qeveritar, Getoar Mjeku, ish- zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është emëruar nga kryeministri në detyrën e re si zëvendësministër i Ekonomisë, ndërsa ish -zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre”, thuhet në njoftimin nga Qeveria.

Publikime te ngjashme