fbpx

Kurti e Haxhiu deklarohen për vetingun në drejtësi: “Po të mos kishte neglizhencë, nuk do të ndodhte rasti i dhunimit të 11 vjeçares”

HomeLajmeKosovë

Kurti e Haxhiu deklarohen për vetingun në drejtësi: “Po të mos kishte neglizhencë, nuk do të ndodhte rasti i dhunimit të 11 vjeçares”

Kryeministri Albin Kurti u shoqërua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme e cila për temë kishte reformat në drejtësi.

Kurti pohoi se ideja e vetingut është ndërtuar mbi idenë e një shoqërie dhe shteti demokratik.

Duke përmendur rastin e dhunimit të 11 vjeçares, ai tha se ka dështuar zingjiri institucional për ndjekjen e rastit, duke shtuar se kështu ka dështuar edhe drejtësia në vend.

Lidhur me këtë ka folur edhe ministrja Haxhiu, duke thënë se reformat në drejtësi janë të domosdoshme.

“Pas një pune intensive dhe pas konsultimeve me grupet parlamentare, sot po e dorëzojmë në Kuvend dosjen për vetingun” tha Haxhiu.

Ajo shtoi se qytetarët janë duke kërkuar me ngulm reformat në drejtësi.

Sipas Haxhiut, gjqytarët në Kosovë i kanë rrogat më të larta në rajon. Por, të njëjtit, sipas saj, për shkak të mospunës ose punës së gabuar të tyre, po dhunohen gratë, të miturat, e po rritet krimi.

“Ka pasur dy dorëheqje e ne urojmë të ketë edhe të tjera pasi zyrtarët nuk e kanë kryer detyrën e tyre. Une kam kërkuar dorëheqjen edhe të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë… Po të mos kishte neglizhencë, nuk do të ndodhte kjo” shtoi ministrja e Drejtësisë.

Ajo përmendi edhe shqyrtimin e kërkesës për legalizimin e sprejit irritues, në raste të vetëmbrojtjes, si dhe futjes së lëndës për edukimin seksual.

Pas kësaj konference, Kurti dhe Haxhiu do të takohen me kryekuvendarin, Glauk Konjufca, të cilit do t’i dorëzojnë projektligjin për vetingun.

x