Kurti dorëzohet përballë “dëshirave” të Vuçiqit për dialogun

HomeLajmeKosovë

Kurti dorëzohet përballë “dëshirave” të Vuçiqit për dialogun

Albin Kurti që dikur dialogun me Serbinë e quante tradhti, tani në përpjekje e sipër që të shfaqet si konstruktiv i është dorëzuar krejtësisht dëshirave dhe tekave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Kjo nuk është më sekret dhe po pranohet nga vetë kryeministri i Kosovës.

“Unë jam i gatshëm gjithmonë të udhëtojë për në Bruksel. Një takim i tillë ka pasur plan të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt, sepse Beogradi zyrtar e refuzoi këtë dhe kërkoi shtyrje mbi 1-mujore”, është deklaruar kryeministri Kurti, duke mos shprehur asnjë papajtueshmëri me Aleksandër Vuçiqin, që shtyn e anulon takime pa asnjë problem, shkruan Demokracia.com.

Kurti, që të tjerët që dialogonin me Serbinë i quante politikanë të nënshtruar ndaj Beogradit, ka rënë vetë në akuzat e tij plot urrejtje që i thurte për ta.

Sot, Albin Kurti si kryeministër, dialogun me Serbinë e ka vendosur prioritet të prioriteteve. Për një dekadë, Kurti ka protestuar duke thënë gjithmonë frazën e njëjtë se dialogu me Serbinë është tradhti për Republikën e Kosovës. Madje, ai kishte bërë një listë të kushteve që Kosova duhet t’ia vendoste Serbisë, të cilat duhet të plotësoheshin para se të ndodhte dialogu.

Asnjë nga këto kushte nuk janë vendosur nga Kurti, i cili tash është në gatishmëri të plotë që të dialogojë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, kurdo që ai shpreh gatishmëri.

COMMENTS

x