fbpx

Kurti: Donika Gërvalla i ka zgjeruar lidhjet e Kosovës me botën

HomeLajmeKosovë

Kurti: Donika Gërvalla i ka zgjeruar lidhjet e Kosovës me botën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti për të ia bërë qefin zëvendëses së tij, Donika Gërvalla sot ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të partisë GUXO.

Për të ia kthyer lëvdatat e shumta që iu bën në këtë Kuvend, Kurti e ka thënë një fjali që duket se nuk e beson as vet.

Ai tha se zëvendësja e tij dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka zgjeruar lidhjet e Kosovës me botën dhe e ka kthyer Kosovën në integrimet e jashtme, shkruan Demokracia.com.

“Kemi zgjeruar lidhjet e vendit tonë me botën dhe e kemi kthyer Kosovën në integrimet euroatlantike dhe ndërkombëtare. Më lejoni ta falënderoj përzemërsisht zëvendësministren, Donika Gërvalla për përpjekjet e përbashkëta të deritanishme dhe të arriturat e pamohueshme”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e parë zgjedhor të Listës “Guxo”.

Ai i ka falënderuar edhe ministrat dhe deputetët e tjerë të që vijnë nga Lista “Guxo” duke thënë se ata po bëjnë punë të mirë për qytetarin e Kosovës.

Por Donika Gërvalla prej ardhjes së saj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk I ka siguruar vendit asnjë njohje të re.

Gërvalla është kritikuar në vazhdimësi edhe për shkatërrimin e diplomacisë së Kosovës, duke shkarkuar diplomatë e duke lënë misione të tëra pa titullarë.

Po ashtu gjatë kësaj kohe Kosova nuk është anëtarësuar në asnjë organizatë ndërkombëtare.

x