fbpx

Kurti deklarohet edhe për sulmin me miell kundër Muratit: “E bënë për inati..”

HomeLajmeKosovë

Kurti deklarohet edhe për sulmin me miell kundër Muratit: “E bënë për inati..”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për aksionin e PSD-së gjatë ditës së shtunë, ku disa aktivistë të kësaj partie gjuajtën me miell Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin.

Kurti tha se pas prezantimit të pakos ekonomike për përballimin e inflacionit në Kosovë nga Qeveria, nuk mund të ketë kritika, por vetëm inat.

“Nëse je diçka kundër pakos që e propozuam gjatë ditës së djeshme mund të marrësh edhe aksion kundër  Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, që kishte të bënte me pakon ekonomike që do ta ndajmë për qytetarët për përballje inflacion në vlerë prej 150 milionë eurosh. Nëse kjo do të thotë se nuk kemi të bëjë me kritika por veçse me inat. Mund të jesh kundër kësaj pakoje ose mund të jesh i udhëhequr nga inati secila më keq se tjetra”, tha Kurti.

Kurti dhe Haxhiu gjatë ditës së diele kanë mbajtur një konferencë për medie, ku deklaruan se dosja e vettingut do të shkojë në Kuvend për miratim, duke theksuar nevojën e domosdoshme për reformën në drejtësi./Telegrafi

x