Connect with us

Kosovë

Kurti bënë thirrje për kursim të energjisë, kërcenon me masa ata që nuk kursejnë!

Publikuar

me

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar të gjithë ata që kursyen rrymë këta muaj në mes të krizës energjetike.

Ai tha se është rritur numri i kursyesve dhe është zvogëluar konsumi i energjisë, i cili edhe çoi në furnizim të bollshëm.

“Është rritur numri i atyre që kursejnë përveç i atyre që kursejnë. Ne kemi bërë shpërblim për ata që kursejnë dhe shpërblimi ka vlerën e dyfishit të kursimit andaj edhe kemi pa numër raste të zvogëlimit të faturave. Kemi ulje të shfrytëzimit të energjisë. Kemi kursim të energjisë 8% krahasuar me vitin e kaluar, posaçërisht amvisëritë me 15% në nëntor. Ky kursim na ka kursyer dhjetëra euro miliona të shtetit dhe ka kontribuar që të kemi furnizim me energji elektrike përkundër krizës. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët për vetëdijen e lartë të treguar në përballje me këtë krizë”.

Por, Kurti tha se muajt e ardhshëm do të jenë sfidues, sidomos janari e shkurti, për të cilët tha janë më kritikë meqë rritet çmimi i rrymës edhe në treg ndërkombëtar.

“Situata e menaxhuar mirë deri më tani s’duhet të na japë ndjesinë e rehatisë. Tanimë gjatë këtij muaji kemi parë çmime mbi 500 euro për megavat për orë”.

Por, Kurti iu tërhoqi vërejtjen bizneseve që s’kursyen.

“Secilin e secilës rej jush, ju lus të vazhdoni ta intensifikoni kursimin e energjisë gjatë muajve në vijim. Ndërsa te komunat e bizneset tek te cilët fatkeqësisht s’kemi parë një nivel të tillë kursimi, i lusim që të shtojnë përpjekjet në këtë drejtim. Në të kundërtën subvencionimi nga buxheti i shtetit me paratë e taksapaguesve për bizneset e komunave nuk mund të bëhet në të ardhmen”.

Kurti tha se do të bëjnë gjithçka që mundën për t’u përballë me krizën energjetike që ka kapluar edhe shumë vende të botës

Reklama