fbpx

Kurti bën homazhe në Prekaz: Kulla e Jasharajve, një margaritar i historisë sonë të lavdishme dhe të dhimbshme

HomeLajmeKosovë

Kurti bën homazhe në Prekaz: Kulla e Jasharajve, një margaritar i historisë sonë të lavdishme dhe të dhimbshme

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe në Prekaz, me rastin e përvjetorit të 24-të të sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti pastaj do të takohet me familjen Jashari, do të vizitojë shtëpinë e Hamit e Salë Jasharit dhe do të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.

“E kemi obligim institucional dhe kombëtar e shoqërorë që këtë objekt të historisë së veçantë të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi ta mirëmbajmë, sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme dhe njëkohësisht të dhimbshme“, tha Kurti.

Kurti ishte i shoqëruar nga ministrat Armend Mehaj, Liburn Aliu, Hajrulla Çeku dhe deputetet Shqipe Selimi, Mimoza Kusari- Lila.

Më 22 janar 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa./GazetaSinjali

COMMENTS

x