Kundërofensiva kosovare ndaj Vuçiqit, ambasadori i Kosovës në Portugali pritet në Ambasadën e Libisë

0 minutes, 53 seconds Read

Ambasadori i Republikës së Kosovës më Portugali është pritur sot në Ambasadën e Libisë ambasadori libanez Saad A. A. Erhayem me të cilin kanë biseduar për miqësinë mes Kosovës dhe Libisë dhe për forcimin e raporteve ndër shtetërore.

Lajmin për takimin e ka bërë publik vetë ambasadori i Kosovës atje Ylber Kryeziu.

“Një kënaqësi për t’u pritur nga Shkëlqesia e tij z. Saad A. A. Erhayem, Ambasador i Libisë në Portugali. E falënderova ambasadorin Erhayem për pritjen e tij miqësore dhe miqësinë e Libisë ndaj Kosovës. Kosova dhe Libia do të vazhdojnë të forcojnë lidhjen e tyre”, ka shkruar ambasadori Kryeziu.

Kjo ofensivë e Kosovës dhe takime me ambasadorë vjen pas një deklarate të Aleksander Vuçiq ku pretendonte se 9 shtete kanë tërhequr njohjen për Kosovën. Mes shteteve të përmendura ka qenë edhe Libia.

Edhe disa shtete të tjera kanë demantuar pretendimet serbe për tërheqje të njohjes./GazetaExpress

Publikime te ngjashme