Connect with us

Kosovë

Ku mbeti LDK-ja rugoviane!? Profesori nga Amerika fajëson këtë person për shkatërrimin e LDK-së

Publikuar

me

Më 21 janar 2006 vdiq presidenti Ibrahim Rugova.

Ai në politikën e Kosovës la një boshllëk të madh dhe të dukshëm.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj ka vlerësuar lart figurën e tij, por ai pyet, se çfarë është sot LDK pas ikjes së Rugovës?

Sipas tij, pas ikjes së Rugovës LDK përjetoi katrahura të ndryshme, duke thënë se atë e zaptoi antirugovisti më i përbetuar i të gjitha kohërave Isa Mustafa, duke mos u munduar fare për parti.

“Me ikjen e presidenit Ibrahim Rugova LDK përjetoi katrahurat më të turpshme e sidomos në Kuvendin e gjashtë të saj kur quan krye se kush do ta trashëgoi të ndjerin Rugova. Në atë tubim flururuan karrigat e turpit dhe LDK u nda në dysh ku gjysma shkoj në krah te Fatmir Sejdiut një bashkëpunëtor i ngusht i Ibrahim Rugovës dhe tjetra në krahun e Nexhat Dacit i cili e krijoj LD të Dardanisë e cila nuk pati jetë te gjatë.

Por nuk duhet harruar edhe një fakt mjaft të dhimbshëm kur LDK-në dhunshëm e zaptoi antirugovisti më i përbetuar i të gjitha kohërave Isa Mustafa, ai erdhi dhe e zaptoi LDK me tradhti ne stilin duke e sharë PDK e sidomos SHIK-n. Isa Mustafa asnjëherë nuk ishte në krah të Rugoves. Ai gjatë luftës si minister i financave se bashku me Bujar Bukoshin e kanë shantazhuar deri ne makismun presidentin Rugova, duke ia ndal ndihmat ne presidencë, duke mos ia paguar qiran, rrymën dhe telefanat në Presidencë e aq me keq kur presienti Rugova ishte në vizitë npër Evropë ka pas raste as hotelin nuk ia ka paguar duke e lënë peng nëpër hotele. Isa Mustafa pas rrëmbimit me dhunë dhe tradhti LDK nuk bëri asgjë që ajo të riorganizohet, të reformohet, por e bëri të kundërtën shkatërrimin e saj. Ai si një njeri që nuk i mban premtimet dhe qëndrimet e LDK, ai menjëherë i harroi të gjitha, bile edhe sharjet e tij ndaj PDK dhe SHIK-ut duke bërë koalicion me ta që ishte një qëndrim parimor i LDK. Me këtë rast LDK e mori teposhtezën drejtë katastrofës. Për 10 vite të “sundimit” të tij në LDK ai asgjë nuk bëri për LDK, por për çudi bëri me shumë për PDK bile edhe duke e sjellë Hashim Thaçin në postin e kryetarit sipas pazarit midis tyre: ti president, unë kryeministër dhe ashtu u bë. Isa Mustafa ishte ai vet i cili me dorën e vet më në fund e vrau LDK duke e shkatërruar dhe rrëzuar përtokë sepse pasiqë edhe vetë ishte i korruptuar me 3% e diasporës u bë bashkë me kupolat dhe klanet e krimit të organizuar të Klanit Pronto dhe PAN-it nga të cilët nuk guxonte as të levizë, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e rrëzoi LDK përtokë duke zbritë në vetëm 12% për herë të parë në historinë e LDK”, thotë ai.

Ai tani kritikon edhe kryetarin e tanishëm të LDK-së, Lumir Abdixhikun, për të cilin thotë se është pasardhës i Mustafës, dhe nuk po ndërmerr asgjë për reformimin e LDK-së si parti.

Tutje, shton se LDK-së së sotme nga ajo e Rugovës i kanë mbetur vetëm tre shkronjat asgjë tjetër.

“Edhe pas kësaj LDK nuk lëvizi fare sipas saj faji ishte jetim, askush nga kryesia e as nga Këshilli i përgjthshëm nuk e drejtoi gishtin kah ai si fajtor për shkatërrimin e LDK. Askush nuk guxonte ta fajësonte. LDK nuk bëri kurrfarë analize e as diskutimi në asnjë forum të saj se pse i ndodhi kjo dergje LDK, por përkundrazi është aq e çuditshme se askush nuk ia kërkoj dorëheqjen, të cilën ai e dha vetë pa insistimin e askujt nga organet përgjegjëse të LDK. Përkundrazi në Këshillin e Përgjithshëm Isa Mustafa u lartësua në kryetar nderi i LDK në stilin QOU VADIS LDK, kurse pas vetes e la si trashëgimtar servilin e tij Lumir Abdixhikun i cili asgjë as ai nuk ndërmori në reformimin e LDK, në pruarjet e reja pos dy vetave të cilat ishin larguar nga partitë e tyre te mëparshme si të pa vlera.

Sot LDK nuk ka asgjë me LDK-n e Ibrahim Rugovës pos të atyre tri germave LDK, s’ka kurrgja rugoviane, s’ka as frymë e filozofi rugoviane sepse çdo gjë rugoviane në LDK e sotit është përmbysë, por vetëm në rastet para zgjedhjeve për të marrë vota.

Kështu figura madhështore e një burrshtetasi të denjë i cili tërë jetën e vetë e shkriu për të mirën e Kosovës, për pavarësinë dhe lirinë e saj mbetet për populllin e Kosovës si një vlerë kombëtare i pakontestueshëm të cilin populli do ta përkujtoi përjetesisht. Kjo është vlera e tij, kjo është madhështia e tij prej njeriu, intelektualit dhe udhëheqësit të Kosovës te cilën atë e deshti më shumë se veten dhe ishte në gjendje edhe jetën ta japë për të”, përmbyll profesori.

Reklama