fbpx

Ku është transparenca e sistemit gjyqësor?

HomeLajmeKosovë

Ku është transparenca e sistemit gjyqësor?

Nga Adnan Rrustemi

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, që nga viti 2015 janë në funksionalizim e sipër të sistemit elektronik për menaxhim të lëndëve. Ky sistem do mundësonte transparencë të veprimeve të gjyqtarit/prokurorit, që nga pranimi i lëndës deri në nxjerrjen e vendimit final.

Sa ka bërë gjyqësori deri tani?

Jo shumë. Ka vendosur lëndët fizike në sistem elektronik. Ende gjyqtarët dhe prokurorët refuzojnë ta përdorin sistemin. E pse të mos refuzojnë? Kështu puna e tyre mbetet e fshehur prej publikut.

E njëjta ndodh me statistikat. Nuk i japin.

Statistikat duhet të gjenerohen e të publikohen në kohë reale. Në veçanti duhet pasur qasje Ministria e Drejtësisë që bën politika për sektorin e drejtësisë. Kur kuptohen mangësitë e sistemit, përmirësohen edhe politikat.

Ministria e Drejtësisë hendikepohet qëllimisht nga ana e gjyqësorit. Pretendimet e tyre hipokrite për pavarësi e cila evidentohet gjithkund përveç në vendime, ka humbur çdo kuptim.

Pavarësi po, por jo pa llogaridhënie, transparencë e efikasitet.

Këshillat kanë marrë përsipër obligimin të sigurojnë qasjen e MD-se në sistemin elektronik të lëndëve. Zotimin për implementimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit e kanë bërë publikisht.

Fshehja e statistikave që reflekton punën, është mungesë e llogaridhënies ndaj publikut. Mos koordinimi me pushtetet tjera, është mungesë e përgjegjësisë ndaj shtetit.

Në ndërkohë, statistikat provojnë t’i gjenerojnë organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile. Ato të cilat sot i fishkëllojnë gjyqësorit.

x