Ku duhet të lajmrohën bizneset dhe ata që duan të punojnë! Çfarë parasheh masa e Qeverisë për punësim?

HomeLajmeKosovë

Ku duhet të lajmrohën bizneset dhe ata që duan të punojnë! Çfarë parasheh masa e Qeverisë për punësim?

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar kriteret për bizneset dhe të papunët që duan të përfitojnë nga masa e fundit e Qeverisë për “punësim të garantuar”.

Qeveria ka vendosur që t’i ndihmojë me 70% të pagës bruto (maksimum deri në 300 euro) për 6 muaj, bizneset që marrin punëtorë, e këta të fuindit duhet të mos e kenë asnjë familjar tjetër të punësuar.

“Ne do t’i publikojmë edhe thirrjet apo kriteret për të aplikuar për secilën prej kategorive. Bizneset që duan të punësojnë mbajtës të familjes dhe të përfitojnë nga subvencionimi i pagës prej 70% duhet të lajmërohen në zyrat e Agjencisë së Punës dhe të tregojnë për numrin e stafit, në çfarë popzita ju duhen dhe cilat janë kualifikimet”, tha Murati. Ai tha se bizneset duhet të dorëzojnë një kopje të certifikatës së biznesit apo të OJQ-së, një kopje të letërnjoftimit të pronarit si dhe listën apo numrin e të punësuarve në kompani.

Ministri i Financave tregoi se çfarë informata duhet të dorëzojnë ata që duan të punësohen.

“Në anën tjetër, ata persona që konsiderohen mbajtës të familjes, që vijnë nga familje që s’kanë asnjë të punësuar, po ashtu duhet të lajmërohen në Agjencinë e Punës, në zyrat rajonale, kudo që ju bie më afër, dhe t’i dorëzojnë informatat e nevojshme dhe të tregojnë për cilat fusha janë të interesuara të punojnë dhe kanë aftësi”, tha Murati.

Të interesuarit për punësim duhet të jenë mbi 18 vjeç, të mos kenë asnjë anëtar tjetërt të familjes të punësuar si dhe të jenë të regjistruar si të papunë. Atyre do t’u kërkohet një kopje e letërnjoftimit, një kopje të diplomës apo certifikatës së nivelit më të lartë të edukimit që e posedojnë, si dhe mundësisht një CV./Kosova Sot

COMMENTS

x