fbpx

Ku do t’i çojë 3.2 miliardët Qeveria Kurti, VV tregon me një tabelë se si do të ndahen këto para në sektorë!

HomeLajmeKosovë

Ku do t’i çojë 3.2 miliardët Qeveria Kurti, VV tregon me një tabelë se si do të ndahen këto para në sektorë!

Pasi është ndarë buxheti prej 3 miliardë e 212 milionë euro, Lëvizja Vetëvendosje përmes një tabele të postuar në Facebook ka njoftuar se si janë ndarë ato.

Një miliardë e 98 milionë euro janë ndarë për subvencione e transfere, 811 milionë në shpenzime kapitale, 745 milionë në kategorinë ‘ paga dhe mëditje’, dhe 493 milionë euro në mallra dhe shërbime.

296 milionë euro janë ndarë sektorin e shëndetësisë në nivel qëndror dhe 60 milionë euro për barna esenciale.

Po ashtu, sipas kësaj tabele, 87 milionë euro janë ndarë në sektorin e bujqësisë, ndërsa 123 milionë euro do të shkojnë për ushtrinë.

“Në vitin 2023 po e përmbushim premtimin tonë duke i përfshirë në skemë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare. E për këtë qëllim, është ndarë buxhet në vlerë prej 60 milionë euro”, thuhet në njoftimin e tyre.