fbpx

Kryetari i Vushtrrisë Tahiri akuzon qeverinë se po fsheh numrin e të vdekurve nga Covid 19!

HomeKosovë

Kryetari i Vushtrrisë Tahiri akuzon qeverinë se po fsheh numrin e të vdekurve nga Covid 19!

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka hedhur akuza ndaj institucioneve shtetërore për fshehje të vdekjeve nga koronavirusi.

Tahiri në “Debat Plus” ka thënë se në komunën që ai drejton, Vushtrri tri raste të vdekjeve me COVID-19 nuk janë raportuar asnjëherë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ka pasur veprime kriminale të fshehjes së vdekjeve në pandemi. Unë jam kryetar i Shtabit Emergjent në Vushtrri. Jo një rast, por kam tri raste të vdekjeve në Vushtrri që nuk janë raportuar. I di me emra. Nëse ka prokurori që merret me këtë hetim ne do t’ua japim edhe emrat”, deklaroi Tahiri, përcjell Telegrafi.

“Gjatë verës ka pasur fshehje dhe mos raportim të rasteve. Unë jam kryetar i Vushtrrisë dhe kemi pasur rast kur personi ka vdekur nga coronavirusi dhe nuk është lajmëruar në raportin e vdekjeve. Kemi pritur një ditë, dy ditë, një javë, dhjetë ditë, por ai nuk është raportuar kurrë”.

Tahiri ka shprehur dyshime se ndonjë prokurori do të merret me këto hetime pasi sipas tij “prokurorët linçohen çdo ditë” nga kjo qeveri.

“Unë e ftojë prokurorinë të dalin dhe të hetojnë këto raste”.

Zyrtari i LDK-së thotë se është shqetësuese që edhe forma e varrimit të viktimave me coronavirus ka ndryshua.

“Pse në fillim i varroste viktimat AVUK-u e tash kjo gjë ndryshoi”, shtoi tutje Xhafer Tahiri.

COMMENTS

x