Kryetari i partisë Demokratike Popullore në Mal të Zi thotë se do e tërhek njohjën e Kosovës nëse partia e tij fiton zgjedhjet!

0 minutes, 48 seconds Read

Kryetari i Partisë Demokratike Popullore e Mali të Zi, Milan Knezheviq, ka paralajmëruar se nëse partia e tij arrin në pushtet atëherë do të përkujdeset që të tërhiqet njohja e pavarësisë së Kosovës.

Knezheviq ka folur në emisionin “Slobodna zona”, ndërsa ka thënë se është i vetëdijshëm se në Qeverinë e Dritan Abazoviqit nuk mund ta tërheqë njohjen e Kosovës.

“Jam i vetëdijshëm se në qeverinë me Dritan Abazoviqin nuk mund ta marrë vendimin për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Por, ta dini tash, se nëse kemi shumicën në Qeveri pa Dritan Abazoviqin dhe ata tjerët që do të na kushtëzonin, atëherë do të tërheqim vendimin për njohjen e Kosovës. Pra, le të thonë çfarëdo që duan. Le të na ngjiten në majë të kokës”, ka thënë Knezheviq, transmeton portali “Adria.tv”.

Publikime te ngjashme