Si edhe çdo vit tjetër, edhe sivjet zyrtarët e shtetit si të nivelit qendror edhe ata lokal kanë deklaruar pasuri të majme.
Shtëpi, banesa, vetura të shtrenjta, para të majme të mbajtura në banka, pronësi në biznese të ndryshme janë pasuritë e ministrave të rinj.
Por ndryshe është puna me një kryetar.
Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës ka të ruajtura në emër të vet vetëm 13 euro e 49 cent, kurse mbi 2 mijë euro i ka të ruajtura prindi i tij.
Vitin e kaluar ai kishte deklaruar 35 euro në bankë.
Në bazë të deklarimit të tij, Kastrati ka vetëm një veturë në pronësi edhe atë të blerë me kredi në vitin 2018 në vlerë prej 11 mijë e 300 euro.
COMMENTS