Kosovë
Kryetari Ahmeti u bën apel qytetarëve të mos dalin në Gërmi, “është vërejtur një ari”
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin frekuentimin e Parkut të Gërmisë.
Kryetari ka shkruar se ka marrë informatën se aty është vërejtur një ari.
Shkrimi i plotë:
Apel për qytetarët!
Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.
Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!
