Kosovë
Kryeministri Kurti takohet me homologun e tij kroat, bisedojnë për temat e sigurisë!
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq në Slloveni, ku po merrr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se me Plenkoviqin kanë diskutuar rreth ekonomisë, sigurisë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.
“E nisa ditën në Forumin Strategjik Bled, duke u takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam për ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
