fbpx

Kryeministri Kurti shikoi Live lojën e BNE, që mposhtën super-ekipin turk në CS-GO

HomeLajmeKosovë

Kryeministri Kurti shikoi Live lojën e BNE, që mposhtën super-ekipin turk në CS-GO

Kryeministri Albin Kurti në foto duke shikuar LIVE ekipin kosovar të Counter-Strike, BNE, që sapo fituan lojën e parë në turneun më të madh të kësaj loje i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, pasi mposhtën ekipin turk Eternal Fire.

Super ekipi shqiptar nuk din t’i ndal rezultatet e mira, super ndeshje nga ana e tyre, në ndeshjen debutuese kundër ekipit turk Eternal Fire, që konsiderohej favorit në këtë lojë.

Ndeshja e cila u zhvillua në mapin ‘dust2’ përfundoj në të mirë të ekipit shqiptar Bad News Eagles, të cilët pas 30 raundesh, arritën të fitojnë me rezultat të ngushtë 16:14.

Me këtë fitore tani ekipi shqiptar mban serinë 1:0 me ndeshje (1 fitore, 0 humbje), dhe do të ndeshet përsëri sot, me kundërshtarin i cili do të mësohet s shpejti.

COMMENTS