Kosovë
Kryeministri Kurti: Po përmirësojmë jetë e fëmijëve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e Spitalit të Fëmijëve, donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai është shprehur se është kënaqësi të jetë i pranishëm në përurimin e spitalit të fëmijëve.
Kurti shtoi se janë zotuar për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.
“I jemi mirënjohës për këtë kontribut të çmuar në fushën e shëndetësisë. Përveç se investim në infrastrukturën shëndetësore ky projekt është investim në fëmijë, në të ardhmen e vendit tonë”.
“Është thelbësore që të kujdesim për ta. Gati të gjitha prioritetet tona janë të lidhur me fëmijët”.
“Ky spital do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe është dëshmi konkrete e miqësisë sonë me Emiratet”.
“Institucionet dhe qytetarët e Kosovës janë mirënjohës. Konsiderata që kemi për fëmijët sot tregon se çfarë të nesërme do të ketë shteti dhe shoqëria jonë”.
Tutja ai ka thënë se do të punojnë që vizioni i shteti të realizohet me buzëqeshjet e fëmijëve.
