fbpx

Kryeministri Kurti: Opozita me qasje populiste si të Le Penit

HomeLajmeKosovë

Kryeministri Kurti: Opozita me qasje populiste si të Le Penit

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, gjatë gjithë seancës i ka thënë opozitës se është duke e përdorur diskursin e ekstremistes së djathtës franceze, Marie Le Pen.

Kurti politikanen opozitare franceze e ka përmendur teksa ka kundërshtuar Tërheqjen e Trustit Pensional.

“Kjo është retorika e Le Penit, çmimet, shtrenjtimet, pa e shikuar fare strukturën ekonomike, financën publike apo planet zhvillimore”, ka thënë Kurti.

Atij i është kundërpërgjigjur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu e cila i tha Kurtit “se ai ka komoditet të merret me filozofi”.g.e.

COMMENTS