fbpx

Kryeministri Kurti, ministrja Nagavci dhe kryetari Bulliqi keqpërdorin politikisht një fëmijë në Podujevë

HomeLajmeKosovë

Kryeministri Kurti, ministrja Nagavci dhe kryetari Bulliqi keqpërdorin politikisht një fëmijë në Podujevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i keqpërdorë fëmijët për mesazhe politike në kundërshtimet e tij me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të cilët po e vazhdojnë grevën tash e 8 ditë.Një fotografi e Kurtit e publikuar në rrjetet sociale, ku shihet në bankat shkollore bashkë me ministren Arbërie Nagavci dhe kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i pranishëm duket edhe një fëmijë i moshës së mitur.

Bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, ata mbrohen nga të gjitha manipulimet, përfshirë edhe politikën.

LIGJI NR. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijëve, neni 39, thotë se fëmijës i garantohet e drejta për privatësi, respektimi i jetës private e familjare.2. Privatësia e fëmijës përfshin të drejtën e fëmijës për të pasur opinion dhe mbrohet në të gjitha situatat, brenda familjes dhe institucioneve shëndetësore, sociale dhe të shërbimeve.3. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë subjekt i ndërhyrjeve të paligjshme ose arbitrare në jetën e tij private, në familje, në shtëpinë ose korrespondencën e tij, e as i cenimeve të nderit dhe reputacionit të tij.4. Privatësia e fëmijës respektohet në të gjitha fazat e procedurave gjyqësore apo administrative, duke përfshirë edhe publikimin e tyre në media.5. Veprimet e tilla dënohen sipas legjislacionit në fuqi.Ndryshe, fëmijët në Kosovë kanë qenë vazhdimisht të ekspozuar nga partitë politike, sidomos në fushatat parazgjedhore, përkundër thirrjeve të shumta për parandalimin e kësaj dukurie dhe deri tani nuk është ndërmarr asnjë hap në këtë drejtim.

x