Connect with us

Kosovë

Kryeministri Kurti këtë javë do udhëtoj në Austri me ftesë të kancelarit federal austriak

Publikuar

me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Vjenën të enjten, është bërë e ditur nga kryeqyteti austriak.

Zyra e kancelarit federal austriak, Karl Nehammer, ka konfirmuar vizitën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për këtë javë.

Kryeministri Kurti, do të mirëpritet nga Kancelari Federal, Nehammer me nderime ushtarake. Pas një takimi të përbashkët pune, është planifikuar një konferencë për media.

Ndryshe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Vjenë të enjten, do të mbajë edhe një fjalim i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ai do ta flas për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”.

Reklama