Kryeministri Kurti i tregon Vuçiçit se çfarë duhet të bëjnë me kushtetuten e shtetit të tij!

HomeLajmeRajoni

Kryeministri Kurti i tregon Vuçiçit se çfarë duhet të bëjnë me kushtetuten e shtetit të tij!

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur sot për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin tha se thelb i saj është njohja reciproke, mes të dyja vendeve.

”Për kapitullin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ne kemi thënë se ka një gjë e një çështje që nuk pret, ajo është çështja e të pagjeturve dhe e të zhdukurve që na mungojnë sot e asaj dite”.

Kurti tutje u shpreh se Serbia me doemos duhet ta ndryshojë kushtetutën e saj, siç tha të vjetëruar.

”Ndërkaq për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, e cila duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke, kërkohet ndryshimi i qëndrimit të Serbisë, edhe sa i përket deklarimeve të tyre publike, por edhe të kushtetutës së tyre.
Serbia e ka një kushtetutë të vjetruar para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e cila duhet të ndryshohet”.

”Për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pakrahasimisht më shumë duhet të ndryshojë Serbia dhe në fakt Kosova do të mund të ndryshojë qëndrimin karshi një Serbie tashmë të ndryshuar”.

”E njohja reciproke është thelbi, përderisa nuk ka asnjë gatishmërie për njohje reciproke, e derisa në Beograd deklarohet që Serbia nuk do ta njoh Kosovën, natyrisht që të gjithë kemi mirëkuptim për deklaratën e Kryetarit të Kuvendit”.

”Meqenëse iu takon faktorëve ndërkombëtarë, që ta ndryshojnë këtë qëndrim që është edhe më i vjetër sesa është Kushtetuta e Serbisë”.

COMMENTS