fbpx

Kryeministri Kurti anulon vizitën në Maqedoninë e Veriut, nëser pret në takim veteranët

HomeLajmeKosovë

Kryeministri Kurti anulon vizitën në Maqedoninë e Veriut, nëser pret në takim veteranët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me çështjen e pagës minimale dhe protestën e veteranëve .

Ai ka deklaruar se po anulon shkuarjen në Maqedoninë e Veriut, në Forumin e Prespës që të takojë veteranët e luftës së UÇK-së.

“Unë jam për dialog, e për diskutim me OVL-UÇK e me veteranët e UÇK-së dhe me këtë rast ky dialog s’është se nuk ka ekzistuar më herët.Unë do ti takoj veteranët e luftës së UÇK-së dhe ky nuk është takimi i parë, edhe më herët i kam takuar dhe do t’i takojë sërish.Ajo çfarë po propozoj sot është të anulojë pjesëmarrjes time në Forumin e Prespës nesër, e po i pres në takim bashkë me ministrin e Financave, dhe kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, udhëheqësit e OVL-UÇK-së dhe po i dëgjoj e ti diskutojmë të gjitha. Por besoj se ata janë përfaqësues të protestës, e jo një deputet i opozitës sepse nga deputeti Abelard Tahiri dëgjova se së pari u prezantua në emër të opozitës e më pas foli në emër të protestuesve. Unë jam i interesuar të takojë ata, sepse jam për dialog edhe nëse nuk pajtohen.Ky është qëndrimi shumë i saktë i imi, por seanca nuk bën të ndërpritet”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.

Kryeministri deklaroi se Qeveria me politikat e saj dhe deklarime çdoherë ka shprehur mirënjohjen e thellë për ata që kanë kontribuuar në çlirimin e vendit, për veteranët e invalidët, për familjet e dëshmorëve por edhe gjithë pjesëmarrësit e tjerë në luftë.

“Unë nuk besoj se ne dallojmë sa i përket respektit e mirënjohës sa i përket veteranëve. Ne mund të dallojmë në bindjen e tyre mbi numrin e tyre dhe ky është një debat në shoqëri, që zhvillohet edhe në Kuvend.Qeveria i ndan 120 milionë euro përafërsisht për kategoritë e dala nga lufta, e që është më shumë se sa për mbrojtjen e vendit, pra për veteranët, e invalidët, e familjet e dëshmorëve shuma është rreth 120 milionë.I bie 1.5 për qind të bruto produktit vendor, që është më lartë për mbrojtjen dhe sigurisë. Kur shikon përbërjen kemi pasur vërejtje edhe në opozitë, por edhe sot e kësaj dite sepse konsiderojmë se pjesëmarrës kanë qenë më shumë se 60 mijë, por numri i veteranëve të UÇK-së është i fryrë dhe kjo është gabim edhe për historinë që do tu mësohet fëmijëve dhe brezave të ardhshëm. Është e pavërtetë të konsiderohet një numër i tillë, edhe për librat e historisë por edhe për brezat e ardhshëm.Besa edhe për të huajt.”, tha Kurti.

Kurti tutje tha se nuk duhet të mashtrojmë askënd e që sipas tij duhet t’u përmbahemi të vërtetës.

“Nuk duhet të mashtrojmë askënd e duhet tu përmbahemi të vërtetës Ka pasur mjaftueshëm veteranë të UÇK-së dhe askush s’duhet të fryjë numrin.Pjesëmarrës edhe më shumë se aq, por veteranë më pak se aq.Nuk është respekt për pagën minimale, sepse është minimale por paga është ajo për punën që bëhet. Paga është në kohën tashme të vazhdueshme.Ne jemi që veteranët e UÇK-së, të kenë kompensim, mirënjohje e falënderim më të lartë sesa paga minimale, por numri i vërtetë i tyre. Do të duhej të kishte kompensim më të lartë, por duhet të rrimë tek numri i vërtetë e për këtë jam i interesuar e i gatshëm të bashkëpunojë edhe me organizatat e dala nga lufta dhe jo vetëm. Që të vimë tek numri i vërtetë, e tek kompensimi më i lartë se paga minimale, e që mund të quhet respekt dhe dinjitet.Paga minimale për veteranët nuk mund të quhet dinjitet. Ka paga edhe më të ulëta se 250 euro dhe kjo është arsyeja pse s’është rritur më herët, sepse ka pasur paga edhe më të ulëta. Ka kamerier e pastrues që ende e kanë më të ulët pagën se ajo minimale.”, shtoi Kurti.

COMMENTS

x