Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu ka lëshuar një reagim për marrëveshjen e djeshme të arritur në Bruksel, pjesë e së cilës është edhe njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit.
“Javë e mirë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter teksa ka thënë se Kosova do të jetë shteti i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq, siç ka thënë ai, Serbia do të jetë shteti i parë që do ta hap ambasadën atje.
Sipas tij, kjo është diçka shumë e rëndësishme pas marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Javë e mirë. Mirëpres marrëveshjen me Kosovën që ajo të jetë shteti i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jerusalem. Serbia do të jetë shteti i parë që hap ambasadë në Jerusalem, pas marrëveshjes historike me Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka shkrur ai./Lajmi.net
שבוע טוב!
אני מברך על ההסכם עם קוסובו שתהיה המדינה המוסלמית הראשונה שתפתח שגרירות בירושלים. סרביה תהיה המדינה הראשונה שתפתח שגרירות בירושלים – בהמשך לפריצת הדרך ההיסטורית עם איחוד האמירויות. pic.twitter.com/gg3BFaZIYe
— Benjamin Netanyahu (@netanyahu) September 5, 2020
COMMENTS