fbpx

Kryeminisrja serbe Bërnabiq thotë se Kurti do të ishte i lumtur nëse nesër në referendum fiton opsioni “JO”

HomeLajmeKosovë

Kryeminisrja serbe Bërnabiq thotë se Kurti do të ishte i lumtur nëse nesër në referendum fiton opsioni “JO”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka komentuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës me të cilën nuk është lejuar mbajtja e referendumit serb brenda territorit të Kosovës.

Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të ndjehej mirë nëse serbët do ta kundërshtonin referendumin e së dielës, duke shtuar se ai e dinte se serbët e Kosovës do të votonin për opsionin tjetër.

“Natyrisht, [Albin] Kurti do të ishte jashtëzakonisht i lumtur nëse nesër do të fitonte opsioni “jo”, sepse është e qartë se serbët në Kosovë do të votonin “po” – për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, për sundimin e ligjit, për një Serbi më të fortë”, ka thënë ajo në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë

COMMENTS

x