Kosovë
Kryeakademiku kosovar: Abazoviq nuk është shqiptar
Kraja filloi duke thënë se votuesit e Abazoviqit nuk janë shqiptarë. Sipas tij, Abazoviq votohet kryesisht nga malazezë e boshnjakë.
E pastaj kryeakademiku vazhdoi duke vënë pikëpyetje mbi nacionalitetin e Dritan Abazoviqit.
“A mund të kemi një kryeministër shqiptar në Malin e Zi me qeveri të pakicës? Më pyesni mua sepse jam prej Malit të Zi? S’ka për të ndodhur dhe nuk mund të ndodhë! Problemi për mendimin tim është se pse është shqiptar Dritan Abazoviqi? Ai ka lindur në Ulqin, por ai nuk e ka votuesin shqiptar. Ju e dini apo nuk e dini këtë? Ai ka votuesit kryesisht malazezë dhe boshnjakë. Prandaj, ai mund të jetë kryeministër, por do të jetë një kryeministër i Malit të Zi kosmopolit, që nuk është shqiptar”, ka thënë Kraja në RTK.
“Nuk dua t’ia mohoj unë nacionalitetin, është çështje krejt individuale e tij por duhet të them një gjë: Po të ishte aq shqiptar sa e mendoni ju, ai nuk do të bënte koalicion me partinë proserbe në Malin e Zi”, shtoi Kraja.
