Kritikoj qeverinë serbe, kërcënohet më jetë shkrimtari serb Vidojkoviç

1 minute, 22 seconds Read

Ish-presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiq, deklaroi se shkrimtari dhe një nga autorët e podkastit “E keqja e mirë e keqe” Marko Vidojkovic është dashur të zhvendoset për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

Shkrimtari dhe autori i podkastit, Vidojkoviç, është një ndër kritikuesit më të mëdhenjtë të pushtetit aktual në Serbi. Ai disa herë në podkst, ka kritikuar presidentin e tanishëm serb Alexander Vuçiq, për qasjen diktatorialë.

“Shfrytëzoj rastin të them se besoj se nuk ka asnjë reagim real të publikut tonë demokratik ndaj këtij fakti. Kjo rrethanë kërkon reagimin e të gjithë njerëzve të lirë, sepse ajo që po ndodh në regjimin e Aleksandër Vuçiqit nuk po i ndodh vetëm Marko Vidojkoviqit, i cili ka qenë kritik i atij regjimi që nga dita e parë. Po ndodh në fshatra dhe qytete të vogla dhe atje njerëzit janë të rrezikuar, siç është Marko Vidojkoviç, të cilin e vlerësoj shumë si shkrimtar dhe njeri me mendim të lirë, por edhe si njeri që më kritikoi. Ai e kishte këtë të drejtë dhe jetoi për të më kritikuar mua, në vendin ku e bëri. Sot kemi një situatë ku shkrimtarët duhet të largohen nga vendi i tyre, të zhvendosen me ndihmën e PEN-it botëror. Është turp për Serbinë dhe prandaj ne nuk kemi as politikë në Kosovë, prandaj mburremi se jemi në epokën e artë të Serbisë, se kemi rezultate të pabesueshme, por po jetojmë në një gënjeshtër të përgjithshme. “- tha Tadiq.

Publikime te ngjashme