fbpx
HomeLajmeKosovë

Krisma revolesh, sharki e mish qengji, Nasim Haradinaj mohon të shtënat por e tradhton incizimi

Të shtëna me armë, një drekë më mish qengji dhe nën tingujt e sharkisë, ishte organizuar një ndejë në bjeshkët e Sharrit, e ku mori pjesë edhe Nënkryetari i Organizatave të Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj.

Në disa video të publikuar nga kallxo, shihet se me datë 20 gusht pra, tetë ditë më parë, Nasim Haradinaj ka marrë pjesë në ndejën e organizuar nga disa blegtorë në ditën e gjedheve.

Në po të njëjtën video, shihen persona të shumtë të cilën kishin marrë pjesë në këtë ndeje deri sa gjuajnë me armë zjarri duke bërë kështu që të rrezikohej jeta e të pranishmëve.

Haradinaj ka thënë se ka qenë i ftuar dhe se nuk kanë thyer rregullat e pandemisë e madje shton se nuk ka pasur të shtëna me armë.

“Unë kam qenë i ftuar nga një blegtor që ka pasur ditën e gjedheve. Kam qenë i thirrur dhe kam qenë atje. Sa kam qenë unë nuk e di që ka pasur të shtëna me armë, madje ka qenë edhe patrulla e policisë, ka pasur vetëm një tubim. Nëse e dini si rregull, deri në 100 vet është e lejuar ne kemi festu, edhe kur kemi protestu ne kemi protestu deri në 100 veta. Unë kam qenë vetëm mysafir. Nuk ka qenë ndeja ime unë kam qenë i ftuar dhe nuk mendoj që është thyer një ndonjë rregull”, ka thënë Haradinaj.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, për shkak të pandemisë, COVID-19, janë ndaluar tubimet dhe ahengjet familjare për të parandaluar përhapjen e coronavirus.

Përdorimi i paautorizuar i armëve, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës konsiderohet vepër penale.

COMMENTS

x